Nëse keni menduar të raciononi mishin e kuq nga dieta juaj, ndoshta po pyesni veten nëse po e privoni trupin tuaj nga marrja e hekurit. Shumica e ushqimeve me bazë bimorë e përmbajnë këtë mineral, por që nuk përthithet aq lehtë nga trupi ynë. Vetëm 2 nga 20 për qind e hekurit në bimë thithet nga sistemi juaj tretës në krahasim me 15 nga 30 për qind që merret nga ushqimet me bazë shtazore. Por ka një zgjidhje të mirë, shtoni pak vitaminë C në vaktet tuaja. Gjithashtu ju mund të bëni kombinime të ushqimeve me prejardhje bimore duke maksimizuar thithjen e hekurit nga organizmi juaj.

Spinaq+speca të kuq
Ka shumë mënyra se si t’i bëni bashkë këto 2 ushqime. Të pagatuar dhe të gatuar, në sallata apo pak të skuqur me vaj ulliri dhe hudhër.

Brokoli+domate
Mund t’i kombinoni pa e ndalur fantazinë tuaj. Një mundësi është sallatë me brokoli, domate, qepë, kërpudha, vaj ulliri, hudhra dhe bimë aromatike. Provoni në mëngjes t’i hidhni këto 2 përbërës në omëletë.

Fasule të zeza+lakër
Fasulet me copa lakre janë një opsion fantastik.

Lakër jeshile (kale) +portokalle
Mund t'i hidhni bashkë në lëngje ose të shtoni feta portokalli në sallatën me lakër, ose ti kombinoni në një skuqje të lehtë.

Çokollatë e zezë+luleshtrydhe
Çokollata e zezë është burim i mirë i hekurit. Mund ta shkrini dhe të zhysni në të luleshtrydhet. Ose hidhni copa çokollatash dhe feta luleshtrydhesh në drithërat e mëngjesit.  

Disa hile shtesë

Shmangni disa ushqime që ndalojnë përthithjen e hekurit si kafeja apo çaji. Gjithashtu dhe ushqimet që përmbajnë kalcium. Përthithja e hekurit ndodh kur shoqërohet me ushqime pak aciditoze që kanë përmbajtje të lartë lëngjesh si salca e domateve përshembull. /Revista Shije/