Itali, 2 qershor 2014 – Mëngjesin e së hënës policia italiane kapi në rezervatin e Cesine-s, 432 kg. kanabis në 403 pako dhe 31 kg hashash. Droga ishte nisur nga Karaburuni me destinacion plazhin e San Kataldos (San Cataldo), afër rezervatit natyror, jo larg Kënetës së Madhe (Pantano Grande).

Në det, rreth 400 metra larg bregut, policia gjeti edhe një mjet të vogël lundrues pa njerëz brenda. Specialistët e kapitanerisë së portit besojnë se ky mjet ka shërbyer për transportimin e drogës.

Mediat italiane si Il Corriere Salentino apo Il Paese Nuovo bëjnë humor me deklarata e kreut të akuzës, në Leçe Kataldo Mota (Cataldo Motta) të bëra pak më parë me prokurorët shqiptarë. Mediat italiane qesëndisin deklaratën e gjykatësit Mota për bashkëpunimin e suksesshëm me policinë shqiptare. Sipas tyre, 5 kuintalë drogë në mënyrë të suksesshme kanë kaluar detin Adriatik.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/