5 Maji, dita e Dëshmorëve të Atdheut ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Ata kanë ndëruar sëbashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Më herët nderimet i ka kryer edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish-ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.