“5 Maji” është Dita e Dëshmorëve dhe sot krerët e shtetit bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule, pranë monumentit “Nënë Shqipëri’.

Ceremonia përkujtuese e dëshmorëve të rënë për Atdheun u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, kreu i  Kuvendit Gramoz Ruçi etj.

Si çdo vit, në ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve etj.