3 qershor 2015 – Nëntë vite burg për Liza Tabakun ka dhënë Gjykata e Lushnjës.
Ish-drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Lushnjë, u arrestua pas akuzave se merrte pesë mijë euro për një vend pune.
Tabaku ka rezultuar se ka marrë ryshfet jo vetëm për emërime, por edhe për shmangien e pushimit nga puna nga mësuesit në detyrë. Madje u akuza edhe për kërkim të favoreve seksuale për mësueset. Liza Tabaku u arrestua nëntorin e vitit të kaluar, ku u kap në flagrancë me dy mijë euro, para të cilat tentoi t’i hidhte në banjë për t’i zhdukur si provë materiale.
Gjykata ka dënuar dhe djalin e saj, Xhonluko Tabaku me tre vjet, ndërsa Rigert Zeneli me një vit burg.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/