Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka, i cili u arrestua në fund të muajit shtator për korrupsion.

Leka apeloi vendimin e shkallës së parë duke kërkuar një masë me të butë, por Apeli e refuzoi duke e lënë në burg.  Ai u arrestua në datë 25 shtator së bashku me juristen e ZRVPP, Frida Mirashi, e cila ndodhet në masën arrest shtëpie, ndërkohë që është liruar nga burgu sekseri Erjon Cubaj duke u lënë në detyrim paraqitje.

Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.