13 persona janë arrestuar në Fier dhe 11 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, në sajë të një operacioni të  zhvilluar kundër prostitucionit nga policia e Fierit.

Operacioni i koduar “Çesku” u finalizua pas një hetimi tre mujor me metoda speciale të hetimit.

Nga ky operacion u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit :

Luan Zijaj, 54 vjeç, banues në Fier, për veprat penale: “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”;

N.A., 32 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”;

Tahir Spahiu, 56 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.

Për “Ushtrim prostitucioni” u ndaluan 6 shtetaset:

S.L.

V. B.

A. G

L. L.

D. F.

S. Y.

Gjithashtu u ndaluan dhe shtetasit:

L. P.

E. L.

F.T

A. H.

Shtetasi Luan Zijaj, gjatë një periudhe disa mujore, ka shfrytëzuar për prostitucion 6 shtetaset e mësipërme me pagesë që arrinte deri në 50 mijë lekë të vjetër.

Ndërkohë, ndiqen në gjendje të lirë 11 shtetas të tjerë për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.