TIRANË- Rreth 5 milionë euro është llogaritur të kushtojë përdorimi i elektronikës në zgjedhjet e 2013-ës vetëm në qarkun e Fierit dhe Tiranës.
Kjo kosto paraprake e nxjerrë nga KQZ, është vlerësuar dje tepër e lartë nga të 7-të anëtarët e këtij institucioni, në një kohë kur, zgjedhjet në shkallë kombëtare pritet të kushtojnë rreth 6 milionë euro.
Jo vetëm kosto e lartë por edhe koha e shkurtër e mbetur për të përzgjedhur dhe kontraktuar kompanitë që do të kryejnë numërimin dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve kanë shqetësuar dje anëtarët e KQZ-së.