Karlo Ançeloti është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit për të marrë drejtimin e Kombëtares italiane, që aktualisht drejtohet nga Di Biaxho.
Drejtuesit e federatës (FIGC) kanë arritur paraprakisht marrëveshjen, ndërsa duhet t'i plotësojnë disa kushte të çuditshme trajnerit. Ai ka kërkuar 5 milionë euro në sezon për 4 vitet e ardhshme, ndërsa dëshiron si ndihmës Andrea Pirlon, përgatitës atletik të birin dhe dhëndrin si nutricionist.
Aktualisht, Ançeloti është në kontratë më Bajernin dhe paguhet nga klubi gjerman. Të rast se bavarezët fitojnë Champion Ligën, trajneri përfiton bonus, sepse kështu shkruhet në kontratën e firmosur. Në rast se kërkesat e trajnerit nuk përmbushen nga federate italiane, me shumë gjasa marrëveshja do dështojë.





