Një vajzë ka therur me thikë ish të dashurin, duke e lënë të vdekur në vend, pasi zbuloi si ai përdorte rrjetin social Tinder.
Edhe pse kishin 5 muaj që ishin ndarë, Hasna Begum nuk kishte hequr dorë nga ish- i dashuri, por vazhdonte dhe i shkruante atij me profile të rremë në rrjetin social Instagram. Çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies në Janar të vitit 2017, por 25-vjeçarja e kishte të pamundur ndahej nga ai.
Begum shkoi në shtëpinë e Pietro Sanna dhe e qëlloi atë disa herë më thikë teksa ai ishte duke fjetur.
Mësohet se 25-vjeçarja kishte vënë një paruke bionde dhe kishte veshur një palë doreza për të fshehur gjurmët. Pas kishte kryer krimin dhe pa se 23-vjeçari kishte ndërruar jetë, ajo mori një taksi dhe u largua nga banesa e tij.
Hodhi rrobat më gjak në një kazan mbeturinash dhe shkoi drejt një qendre mjekësore, pasi kishte lënduar gishtin e saj. Viktima është gjetur nga të afërmit e tij, pas tre ditësh nga ngjarja. Hasna Begum u dënua nga gjykata e Londrës me 20 vite burg.