Jurgen Kurti, djali i cili u akuzua për vdekjen e babait të tij në mes të ish-Bllokut, 5 muaj nga tragjedia familjare duket se ka lënë pas gjithçka.

Ai u arrestua pas vrasjes së babait të tij, Artur Kurti, natën e 4 prillit të këtij viti, por u la i lirë pas disa ditësh nga gjykata, sepse fajin e mori përsipër daja i tij, Leonard Ristani.

Më parë, Jurgeni njihej si djali i pasur, i cili ishte pronar i 10 bizneseve fitimprurëse dhe në media shfaqej si menaxheri i vipave edhe pse ishte 23 vjeç. Ai e kishte deklaruar edhe më parë se ambicia e tij ishte të bëhej i pasur.

Por pa u mbyllur viti nga vdekja e babait, Jurgeni ka postuar foto duke treguar që e vazhdon akoma jetën e luksit dhe çdo gjë i është kthyer normalitetit. Në Jalë ai po i kalon pushimet e kësaj vere, nën shoqërinë e miqve të tij në club-et e shtrenjta të Jugut.