03 janar 2015 – Nostradamusi, i cili kishte lindur në vitin 1503 me emrin Michel de Nostredame dhe kishte vdekur në vitin 1566 ka qenë një person i cili është marrë me prodhimin dhe shitjen e ilaçeve mjekësore, mirëpo, i njohur është bërë për parashikimin e një numri të madh të profecive, të cilat janë publikuar në librin "Profecitë".
1. Të vdekurit do të ringjallen
"Jo shumë vite pas përfundimit të një milieniumi, kur nuk do të ketë më vend në ferr, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre", kishte shkruar Nostradamusi.
2. Ekonomia botërore do të pësojë kolaps
Një tjetër parashikim i Nostradamus'it ka qenë që ekonomia botërore do të pësojë kolaps. Duke marrë parasysh faktin që jo shumë vite më parë një gjë e tillë për pak sa nuk kishte ndodhur dhe duke parë zhvillimet e fundit, mund të themi që ky parashikim mund të jetë lehtë i saktë.
3. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet
"Përparimet në medicinë do ta zgjasin jetën e njeriut deri në 200 vite. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket si pesëdhjetëvjeçarë", ka shkruar parashikuesi.
4. Tërmet i madh në SHBA
Parashikuesi i famshëm ka folur edhe për një tjetër fatkeqësi natyrore, e cila pritet të ndodhë gjatë 2015. Bëhet fjalë për një tërmet të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë, përshkrimi që është dhënë në librin e tij lë të kuptohet që ky tërmet mund të përfundojë me një shpërthim të llavës.
5. Njerëzit do të bisedojnë me kafshët
Përparimet në shkencën e telepatisë do ta mundësojnë bisedimin në mes të njerëzve dhe kafshëve të tyre shtëpiake. Kjo gjë, sipas parashikuesit të famshëm, do të çojë në rritjen e numrit të vegjetarianëve, të cilët pas shoqërimit me kafshët nuk do të hanë mishin e tyre.





