Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë janë plagosur në një koncert të reperit algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit Soolking, i cili njihet nga publiku shqiptar për bashkëpunimin me këngëtaren Dhurata Dora "Zemër".

Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Sipas BBC, pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin.

Në rrjetet sociale u shfaqën fotografitë e ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora "Zemër" ka arritur te hyjë në top listat e Francës.