Policia e Tiranës ka sekuestruar pasditën e sotme një sasi prej 10 kg heroinë, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.
Arrestimet janë kryer pranë një qendre tregtare në Sauk. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një automjet.
Policia pritet të zbardhë detaje nga operacioni antidrogë.





