Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në terren dhe verifikimet e koordinuara me institucionet përgjegjëse, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Gjatë aksionit u konstatuan 4 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së pyjeve në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Shijakut dhe Kavajës referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për:

  • E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
  • L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.

Policia bën me dije se kontrollet kundër veprimtarive të tilla të paligjshme do të vijojnë.