Si ia dalin fashionistat që shfaqen gjithmonë me look original, elegant dhe trendy? Më poshtë ju zbulojmë sekretet e tyre:

Fashionistat nuk ndjekin tendencat

Image result for fashionista non segue tendenze

“Udhëhiq mos ndiq” është motoja e tyre. Sigurisht që i njohin tendencat, por nuk i ndjekin ato, përkundrazi preferojnë të sjellin trende të reja. Nga moda e momentit marrin vetëm ato detaje që i përshtaten personalitetit të tyre dhe i kombinojnë me veshjet për të krijuar një look perfekt. Të jesh vetvetja është rregulli më i rëndësishëm.

Fashionistat nuk kopjojnë, por frymëzohen

Image result for fashionista guardando sfilate

 

Ky rregull është një derivat i rregullit të mësipërm. Një fashionist nuk do të kopjojë kurrë një look si ato të pasarelave dhe as një look të një kolegu fashionist. Ata thjesht vëzhgojnë dhe vënë në punë fantazinë.

Fashionistat janë gjithmonë të qetë për veshjet që zgjedhin, s'ka rëndësi se çfarë

Image result for fashionista vestito con le macchie

Çfarëdolloj gjëje që të veshin fashionistat e bëjnë me shumë siguri, edhe pse ndonjëherë look-u mund të mos jetë aq perfekt saç shpresonin. Edhe nëse mungon ndonjë kopsë ose rrobat mund të jenë bërë me ndonjë njollë, një fashionist e kalon dhe beson tek stili i tij.

Një fashionist e di se forca qëndron në personalitetin e tij

Image result for fashionista guardando sfilate

Një fashionist është i ndërgjegjshëm për faktin që baza për look-un e tij nuk është paraqitja, por stili dhe personaliteti. Për këtë arsye mund t’ia lejojë vetes të luajë me modën dhe të veshë gjëra të guximshme.

Një fashionist nuk i zgjedh gjërat në bazë të markës, ndryshe nga çfarë mendoni ju

Related image

Sigurisht që fashionistat njohin emrat dhe adhurojnë stilistët e rëndësishëm, por nuk vishen në mënyrë të projektuar nga koka tek këmbët. Ata janë gjithmonë në kërkim të veshjeve unike dhe të veçanta. Kombinojnë rrobat e reja me ato të stilit vintage dhe kur janë në udhëtim shohin koleksionet lokale të veshjeve për të gjetur diçka vërtet unike. Gjërat unike janë frymëzimi i vërtetë i fashionistave.

Burimi: Margherita.net

Përshtati: R.O.