22 maj 2015 – Mëlçia është organi i cili ndihmon në tretje, largimin e përbërësve toksikë nga organizmi dhe në absorbimin e materieve ushqyese vitale të nevojshme për mbijetesë.
Më poshtë ju japim disa nga shenjat e hershme të problemeve me mëlçinë që nuk duhen të injorohen.
1.Ndryshimet e verdha në lëkurë
Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen.
2.Kruajtja ose lëkura e ndjeshme
Shenjë e hershme e problemit me mëlçi mund të jetë kruajtja e lëkurës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës. Nëse përnjëherë keni lëkurë e cila është e ndjeshme në prekje dhe pezmatohet lehtë, kjo po ashtu mund të jetë shenjë e problemeve me mëlçi.
3.Problemet në urinë dhe jashtëqitje
Në disa raste kur urina apo jashtëqitja ndryshon ngjyrë, mund të keni probleme me mëlçinë. Duhet t’i drejtoheni mjekut.
4.Problemet me stomak
Ngërçet ose dhimbja në pjesën e poshtme të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë që diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu kemi edhe shfaqjen e gazrave dhe presionin që e përcjellin.
5.Lodhja
Edhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme e dobësisë, lodhja apo dhe ajo kronike, mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/