Pesë shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë plagosur nga tërmeti i sotëm në Amatrice dhe janë dërguar me helikopter, në spitalin Gemelli në Romë, kështu bëjnë me dije mediat italiane teksa raportojnë se janë transportuar 9 të plagosur në spitalin e Romës.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se një grua shqiptare, me këmbë të thyer, është futur në sallën e operacionit.

Në helikopterin me të plagosur që mbërriti në Romë është edhe një vajzë 12 vjeçare, me traumë në kokë. Asnjëri prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.