Komisioni Hetimor Parlamentar që do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të përbëhet nga nëntë anëtarë. Nga të cilët, pesë anëtarë nga radhët e mazhorancës dhe katër nga opozita e re në Kuvend.

Mësohet se Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa anëtarët do të jenë Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni nga PS.

Parlamenti do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, për të shqyrtuar kërkesën e PS për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.