VLORE– Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ergys Markja 21 vjeç i cili ishte në kërkim për shitje lëndësh narkotike, Viron Kamberaj 18 vjeç, ishte në kërkim për vjedhje dhe 19-vjeçari Elvis Kockaj i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu policia e Vlorës ka arrestuar edhe 19-vjeçarin Aleksandër Ruçi nga Delvina I cili akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe 19-vjeçarin Dhimitër Terolli I cili është kapur në flagrancë duke vjedhur në një magazine.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 5 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.





