Të paktën 5 njerëz kanë vdekur sot në një përplasje masive ku u përfshirë rreth 100 automjete. Aksidenti tragjik u regjistrua në autostradën e Texas, teksa moti dimëror i ka bërë rrugët të rrëshqitshme për shkak të ngricave.

Shumë njerëz u bllokuan në automjetet e tyre nga përplasjet. Pamjet e televizioneve lokale tregonin makina mbi njëra-tjetrën, traktorë të përmbysur dhe mjete të tjera të dala nga rruga.

Nuk është ende i qartë numri i të plagosurve, tha Brad Perez, zëdhënsi i policisë së Fort Worth i cili shtoi se në aksident janë përfshirë nga 75 deri në 100 automjete.