PARIS– Pesë persona humbën jetën, mes tyre edhe një fëmijë, pas zjarrit në një pallat në Gennevilliers, në periferi të Parisit, ndërkohë që 13 persona të tjerë janë plagosur, njoftuan shërbimet zjarrfikëse të kryeqytetit francez.

''Dy apartamente të një pallati me gjashtë kate, u përfshinë nga flakët, ndërkohë që dhjetëra zjarrfikës ndërhynë në orën 04:15 të mëngjesit të sotëm për të shuar flakët dhe për të evakuar banorët'', thanë këto shërbime.