15 shtator 2014 – Nëse jeni ende në pritje të princit të kaltër, pyeteni mirë veten se çfarë lloj mashkulli po kërkoni dhe cilët janë ata që duhet të shmangni. Për t’ua bërë më të lehtë këtë gjë, sjellim pesë tipe meshkujsh që duhen shmangur.
Të dhunshmit – Në rast se vini re një inat të papërmbajtur, një gjuhë agresive apo veprime të dhunshme, atëherë tregoni kujdes. Një njeri i dhunshëm nuk del dot jashtë natyrës së tij, ndaj mendohuni mirë para se të qëndroni krahë tij.
Djalë mamaje – Një natyrë e tillë ka frikë nga përgjegjësitë, pasi është mësuar me komoditetin e familjes duke u fshehur pas “fustanit” të mamit. Jeta juaj me një natyrë të tillë do të përqendrohet thjesht dhe vetëm në ritualet e mamit.
Egoistët – Njerëz të tillë nuk arrijnë të mendojnë për gjë tjetër, përveçse për interesat e tyre. Kini parasysh se edhe për gjënë më të vogël, këta lloj meshkujsh nuk do t’iu dalin krahë nëse iu cenohet interesi.
Mosbesuesit – Meshkuj që janë të fiksuar duke e kaluar gjithë ditën në telefon për t’iu kontrolluar, ku ishit, kur shkoni në punë, në pazar etj., do ua bëjnë jetën një burg të vërtetë.
Don Zhuanët – Këta lloj meshkujsh e pëlqejnë veten përtej normales dhe do t’iu bëjnë të vuani, duke kërkuar aventura të reja.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





