6 qershor 2015 – Pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Të akuzuarit janë: Albert Shkëmbi, Marsel Morava, Kleanthi Agolli, Manjola Terolli dhe Eleni Xhafa.
Hetimet nisën një vit më parë, kur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u kap Eleni Xhafa me 0.5 kg heroinë duke hyrë nga Greqia në Shqipëri.
Më pas u zbuluan edhe personat e tjerë të implikuar të cilët ishin pjesë e një rrjeti të trafikimit të heroinës.
Albert Shkëmbi, si drejtuesi i grupit, trafikonte heroinë nga Turqia, duke e transportuar nëpërmjet Shqipërisë në vendet e Europës Perëndimore, ose e shiste në vendin tonë.
Morava, Agolli dhe Terolli e ndihmonin në gjetjen, magazinimin dhe shitjen e heroinës, ndërsa Eleni Xhafa ishte në rolin e transportueses. Kjo veprimtari drejtohej dhe financohej nga Albert Shkëmbi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/