Deti i Vdekur ose Deti i Kripur, në fakt është një liqen që ndodhet midis Jordanisë dhe Izraelit por për shkak të sasisë së madhe të kripës quhet “Deti i Vdekur”. Aty nuk ka as peshq as bimë, por ai është i pasur me minerale shumë të shëndetshme për njeriun. Kripa e tij nuk konsumohet, por përdoret gjërësisht për qëllime terapeutike dhe trajtime bukurie.

  • DETOKSIFIKON TRUPIN – Nxit trupin për procesin e eleminimit të toksinave dhe papastërtive. Në një vaskë me ujë të vakët ose në dush, përdorimi i kripës të Detit të Vdekur do ju relaksojë vërtet.
  • PASTRON LEKURËN – Kripa e Detit te Vdekur, kur kombinohet me përbërës ushqyes natyral pastron lëkurën dhe e freskon atë. 
  • ZBUT LEKURËN – Kristalet e kripës të kombinuara me vajra bimore dhe alga Dunaliella krijojnë zbutjen dhe pastrim luksoz për lëkurën. Mjafton ta provoni vetëm një herë dhe nuk do ndaheni dot prej saj.
  • USHQEN LEKURËN – Kripa e Detit të Vdekur ka veti hidratuese , ushqen lekurën e trupit dhe të fytyrës gjatë gjithë ditës.
  • QETËSON MUSKUJT– Përdoret te muskujt e lodhur, lehtëson ngurtësimin e kyçeve. Dr. I. Machtey ka kryer një test mbi 103 pacientë që kanë vuajtur nga artriti. Ai iu kërkoi atyre që të lahen me ujë nga Deti i Vdekur. Pas 2 javësh, mbi 80 % e pacientëve kanë raportuar se dhimbjet i ndjenin më të lehta, dhe 70 % thanë se kanë më shumë lëvizshmëri muskujsh.