Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundi janë kryer 857  testime për të dyshuar me koronavirus ku janë konfirmuar 123 raste pozitive.

Nga këto, 11 raste janë regjistruar në Durrës dhe një në Shijak.

Fatkeqësisht, 5 qytetarë të shtruar në spitalet Covid kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 150 persona janë shëruar nga virusi i rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 123 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

 Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. 

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19 

 COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)

  • Testime totale                   66197
  • Raste pozitive                    9967
  • Raste të shëruara            5882
  • Raste Aktive                       3779

Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   2066
  • Durrës                   452
  • Shkodër                 293
  • Lezhë                    196
  • Korçë                    135
  • Kukës                    129
  • Elbasan                  127
  • Vlorë                      121
  • Fier                         114
  • Berat                      73
  • Dibër                      39
  • Gjirokastër              34