Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje 4 persona mëngjesin e sotëm në Orlando të Shteteve të Bashkuara, në një zonë industriale. E pas kësaj, edhe agresori ka mbetur i vdekur, sipas njoftimeve të autoriteteve ligjzbatuese amerikane.
Të shtënat u dëgjuan në një zonë biznesesh në rrugën North Forsyth, në kantonin Orange, shumë pranë Universitetit “Full Sail” rreth orës 8:30 të kësaj të hëne.
Duke cituar burime nga autoritetet ligjzbatuese, një media lokale thotë se nga të shtënat ka pasur 5 viktima, por ngjarja nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin.
Ishte vet zyra e sherifit të kantonit Orange që njoftoi përmes “Twitter”-it se disa viktima ishin regjistruar në vendngjarje, por situata ishte stabilizuar dhe nuk kishte më rrezik aktiv. Në vendin e krimit shkuan edhe efektivë të task forcës së përbashkët antiterrorizëm me FBI-në.
Oficeri i policisë, Fernandez tha se hetimi po fokusohet në bizneset Gerber Collission dhe Glass Center. Motra e një gruaje që punon në këto biznese tha se ndodhej në shtëpi kur dëgjoi të shtënat, e me të dalë në dritare pa edhe një person të shtrirë përtokë.
Të shtënat vijnë në përvjetorin e masakrës në klubin e natës “Pulse” në Orlando, pikërisht një javë përpara se të përkujtohen viktimat e asaj ngjarjeje, që ishte edhe më vdekjeprurësja në historinë e SHBA-ve, me 49 viktima.
5 viktima në Orlando, përfshi agresorin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit