BUJAR QESJA
“Grand Blu Fafa”, resorti i njohur i Fatos Cerenishtit, të dielën e 21 prillit 2024, kishte atmosferë të veçantë. Ansambli Artistik Popullor “Teuta” i Durrësit, festonte 5 vjetorin e krijimit. Ishte Miltiadh Driza, i ndihmuar nga Gëzim Tola, që menduan ti shtojnë Durrësit alternativë të re të lëvizjes artistike. Me shumë mund, duke kapërcyer jo pak vështirësi, arrijnë të ngrejnë një trupë artistike, duke lëvruar kryesisht këngën qytetare popullore të Shqipërisë së Mesme. Dhe arrijnë t’ia dalin.
Grumbullojnë rreth vetes këngëtarë popullorë me emër si Ylli Çifti dhe Hysni Alushi. Më pas e pasurojnë me këngëtaret Greta Shahu dhe Jona Kapllanaj. Për ti dhënë natyrën e plotë të një ansambli artistik, thërritet në mbështëetje dhe i kërkohet bashkëpunim koreografit të njohur shijakas Agim Domi.
Dhe ansambli bëhet i plotë, me orkestrinën e drejtuar nga Alfred Mata, në përbërje të së cilës janë edhe Shefqet Kanani dhe Alfred Kallçaku, me këngëtarë të tjerë dhe grupin e valleve.
Parë kështu, nisi të pasurohet edhe gjeografia e çfaqjeve. Dhe ky grup artistik njihet mirë tashmë. Ka krijuar reportin e tij dhe rast pas rasti, bëhen përzgjedhje të reja, që ia rrisin performancën e prezantimit. Kudo që ka dhënë çfaqje Ansambli Artistik Popullor “Teuta”, është pritur me entuziazëm.
Dhe çfaqje nuk janë dhënë pak. Artëdashësit nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, në krahina të ndryshme të Shqipërisë, kanë dartrokitur dhe kanë mirpritur këtë ansambël të ri, që ka vetëm 5 vite jetë.
Mbrëmja e djeshme ishte e ngarkuar me këngë, valle, melodi, interpretime të këngëtarëve, por edhe me shumë stimuj. U ndanë mjaft çertifikata nga konkurimi në takimin e Elbasanit, organizuar në mesin e muajit mars të këtij viti dhe amatorët durrsakë të këngës popullore, dhanë më të mirën e tyre.
Kjo na rrit krenarinë dhe na shton besimin se Durrësit, i janë dhënë mundësi konkrete, të gjallërimit jo vetëm të jetës kulturore artistike, por edhe të përfaqësimit të folklorit të Shqipërisë së Mesme, si brenda ashtu edhe jashtë Atdheut.
Zëri i këngëtarit të njohur çam Hysni Alushi, i këngëtareve me përvojë si Greta Shahu dhe Jona Kapllanaj, janë pika të forta ku e mbështet suksesin ky ansambël i ri, por me mundësi të ecurisë dhe rritjes së kërkesave profesionale.
Agim Domi ka ngritur grup simpatik valltarësh, me të rinj dhe të reja që e duan artin e kërcimit dhe përpiqen ta çfaqin sa më me cilësi. Fytyra të qeshura, trupa të veshur plotësisht me kostume poullore, i jepnin grupit të valleve kolorin me ngjyra ndezëse, duke konkuruar vetë pranverën.
Ishim të ftuar së bashku me kompozitorin e njohur Ylli Ramzoti në këtë 5 vjetor dhe na tërhoqi vëmëndjen prezantimi edhe në këtë mbrëmje, me numura artistikë, që kishin brenda aftësi interpretimi me mjeshtëri nga artistët amatorë. Na lanë të kuptojmë me këtë rast për seriozitetin dhe vëmëndjen, me të cilën po përgatiten dhe synimin për përfaqësimin sa më të mirë.
Ansambli Artistik Popullor “Teuta” i Durrësit 5 vite krijim. Milto Driza, i regjur prej dekadash me angazhimet në lëvizjen artistike në Durrës, është në pozita të avancuara organizative. Duke patur edhe mbështetjen e kolegut Gëzim Tola, kërkojnë t’ia rrisin karatët e përfaqësimit, këtij ansambli të ri dhe me të ardhme.
Urimi ynë është i ngrohtë si vetë puna e tyre.
Paçi gjithnjë aftësitë dhe mundësitë e përfaqësimit me sa më shumë vlera profesionale dhe artistike, artin e këngës dhe valles popullore të Shqipërisë së Mesme!
Bujar Qesja
Durrës: 22 prill 2024