Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se në këtë kohë përballjeje me fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, është mëse e natyrshme që qeveria të marrë masa detyruese.
Për Manastirliun, zgjedhja e vetme që ofron qeveria është detyrimi me ligj që të rinjtë që mbarojnë studimet për mjekës ta marrin diplomën 5 vite pasi të kenë punuar në Shqipëri.
“Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë lufytë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që s’ëstë fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë. Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore zero në qeverisjen tuaj (të opozitës). Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta.”- thotë Manastirliu.