Autizmi është konsideruar si sëmundja e shekullit dhe kjo jo pa të drejtë. Gjithnjë e më shumë po shohin raste të shtimit të fëmijëve me këto çrregullime. Edhe pse shoqëria po bën disa hapa në pranimin e kësaj kauze, ato janë gjithnjë të pamjaftueshme në këto raste. Sensibilizimi, eksperienca dhe dija që duhet të ketë gjithsecili prej nesh për të trajtuar këto fëmijë duket të jetë më e madhe.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ishte i ftuar Mikele, një fëmijë autik. Mikele kishte një çrregullim në të folur, por një këngë e dëgjuar i ndryshoi totalisht jetën atij dhe familjes së tij.
Kënga e këngëtarit Renis Gjoka dhe ish-grupit të ti “Burn”, “Njerëz që takoj çdo ditë”, ishte ajo që solli ndryshimin në këtë familje. Në moshën 5 –vjeçare Mikelo dëgjoj këtë këngë dhe më pas filloi të fliste. Ishte teksti i këngës ai që ndryshoi përfundimisht jetën e Mikit, sipas mjekëve që ishin gjithashtu të ftuar në emision.
Prezent në emision ishte edhe vetë këngëtari Renis Gjoka i cili dukej i prekur nga ky rast.