Në mesin e 16 personave të vrarë në sulmin terrorist në një resort turistik në Bregun e Fildishtë që ndodhi ditën e djeshme ishte dhe një 5-vjeçar.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, thuhet se 5-vjeçari u ul në gjunjë dhe iu lut terroristëve që të mos e vrisnin.
“Ata vranë një fëmijë pavarësisht se ul në gjunjë dhe u lut për jetën e tij. Qëlluan një grua në kraharor, vranë njerëz të pafajshëm”, ka thënë një dëshmitare që ka parë të gjithë skenën.
Ndërsa një tjetër dëshmitar tha se një burrë me mjekër të gjatë foli në arabisht me dy fëmijët dhe njërin prej tyre nuk e vrau vetëm pasi mundi të recitonte një lutje në gjuhën islame.
Terroristët, të cilët u vranë nga trupat e qeverisë, dyshohet se janë pjesë e al Qaeda. Ata ishin të armatosur me AK47s dhe granata ku hapën zjarr në drejtim të pushuesve.