Qindra njerëz marshonin sot rrugët e qytezës franceze të Rambervillers duke bërë homazhe për Rose, vajzën 5-vjeçare të rrëmbyer e të gjetur të vrarë, në ngjarjen brutale që ka shokuar komunitetin.
Trupi i të miturës u gjet në një qese plastike në një apartament të mërkurën, një ditë pasi prindërit e saj e denoncuan të zhdukur.
Policia franceze thotë se ka ndaluar një adoleshent në lidhje me ngjarjen, por shpresat për zbardhjen e saj janë të pakta teksa mijëra zhdukje të tilla të fëmijëve në botë shpesh mbeten pa autor.
Kryebashkiaku Jean-Pierre Michel, tha për rrjetin AFP se prindërit e vajzës së ndjerë ishin me origjinë nga Rumania dhe jetonin prej vitesh në qytezën me rreth 5000 banorë.
E përditshmja vendase Le Republicain Lorrain, tha se viktima u gjet në një apartament disa qindra metra larg shtëpisë së saj.
Burime të hetimeve thanë se adoleshenti i dyshuar është arrestuar në apartamentin ku u gjet trupi i fëmijës.
Ato shtonin se adoleshenti “ishte i njohur për policinë prej problemeve psikiatrike dhe rasteve të abuzimit me fëmijë”.