Gjermani, 29 prill 2014 – Një ngjarje që ka tronditur Gjermaninë. Një familje kishte vendosur të bënte një udhëtim drejt Hamburgut, duke shfrytëzuar kohën e mirë. Por udhëtimi kthehet në një ankth të vërtetë për prindërit e 5 vjeçares Emily. Duke luajtur pranë ujit, vajza bie në lumin Elba. Dhjetëra forca të sigurisë angazhohen për kërkimin dhe shpëtimin e vajzës. Shumë anije dhe polumbarë nisin një operacion të ethshëm.

Vetëm pas 30 minutash ata arritën të gjejnë vogëlushen, e cila u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Prindërit e saj janë shtruar po ashtu në spital nga shoku që kanë pësuar. Por ndërsa vogëlushja e vogël po luftonte me ujin, qindra njerëz u mblodhën për të ‘ndjekur’ këtë ngjarje. Kjo ka nxitur gazetën më të madhe gjermane, Bild, që t’i kritikojë ashpër ata. “Turp t’ju vijë”, është titulli i gazetës, që i referohet kësaj ngjarje tragjike.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/