Dikur fëmijët 5-vjeçarë e kalonin kohën jashtë duke luajtur, tani zakonisht qëndrojnë pranë kompjuterit e Sophia Moss nga Luiziana, 5-vjeçare, ka pasion leximin.
Vajza deri tani ka lexuar 875 libra ndërsa biblioteka vendore mezi e mban hapin me të.
“I kam thënë Sophias se duhet të porosisim sërish libra, sepse po lexon aq shumë”, mahnitet bibliotekisjta Mary Lanier.
Babai i saj Karl thotë se çdo gjë ka filluar nga Elma, personazh nga emisioni i popullarizuar për fëmijë “Rruga Sezam” dhe se Sophia ka flluar të lexojë që nga mosha tre vjeç e gjysmë.
“Çdo ditë nga biblioteka merrte të paktën tre libra por së shpjeti ky numër u rrit në dhjetë”, thotë babai i saj.
“E dua leximin. Jam e lumtur kur lexoj e i lexoj nga gjashtë libra në ditë”, thotë Sophia.
“Shpresoj se do të bëhet avokate”, zbulon dëshirën babai i saj Karl.





