Një vajzë 5-vjeçare nga Colorado u shtrua në spital me dëmtime serioze, pasi u sulmua nga një ari jashtë shtëpisë së saj.
Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes pranë Grand Junction, rreth 386 km në perëndim të Denverit.
Mamaja e vajzës tha se vajza e saj doli jashtë rreth orës 02:30 pasi dëgjoi zhurma që iu dukën sikur vinin nga qeni i saj. Më pas ajo dëgjoi të bijën të ulërinte dhe doli jashtë menjëherë, teksa pa të bijën të zvarritej nga një ari i madh e i zi.
Ajo tha se ariu e lëshoi vajzën, pasi nisi t'i ulërinte kafshës.
Zyrtarët e parqeve të Colorados dhe Mjedisit thonë se janë në ndjekje të ariut.





