Presidentja e Komisionit Evropian dhe kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP), Ursula von der Leyen iu drejtua mbështetësve në Stanhope, duke u përshëndetur me brohorimat e “pesë vjet të tjera, pesë vjet të tjera” ndërsa ajo doli në skenë.
Gjithashtu von der Leyen tha gjatë fjalimit se ajo ka pasur një fushatë fantastike, ishin të bashkuar dhe ia dolën tani që fituan zgjedhjet. Von der Leyen u tha aktivistëve të saj që të shijonin natën, por që nga nesër ishte punë për tu ofruar votuesve në të gjithë Evropën.
“Kemi pasur një fushatë fantastike, ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm dhe tani fituam zgjedhjet evropiane. Kjo është një ditë e mirë për EPP-në”, bërtiti ajo duke duartrokitur. Ne i fituam zgjedhjet. Së pari dua të falënderoj votuesit që na besuan votën e tyre dhe llogaritën tek ne,” tha ajo.