Kur mendojmë për tërheqjen, zakonisht na shkon mendja te pamja. Veçanërisht gratë ndihen shpesh të gjykuara për bukurinë e tyre, por tërheqja nuk është vetëm pamje: personaliteti, kimia, vlerat e përbashkëta dhe po, edhe gjuha e trupit, luajnë rol.

Si e mbajmë veten dhe sinjalet që japim pa folur mund të bëjnë diferencën. Ja 5 zakone që ndikojnë tërheqjen mes njerëzve:

1. Varësia nga telefoni të bën të dukesh i/e padisponueshëm/me

Të qëndrosh gjithë kohën në telefon, veçanërisht gjatë një takimi, dërgon mesazhin e gabuar. Pavarësisht se telefoni është pjesë e jetës sonë, për një orë apo më shumë, fokusohu te personi përballë dhe lër ekranin mënjanë.

2. Shprehjet e zemëruara japin përshtypje negative

Një fytyrë e nxehur ose e pakënaqur mund të të bëjë që të dukesh i/e padurueshmë/me. Edhe një buzëqeshje e vogël mund të ndryshojë perceptimin e dikujt, ndërsa shprehjet negative mund të largojnë mundësitë romantike.

3. Kontakt i saktë me sy

Shikimi në sy është art i vërtetë. Shumë kontakt mund të duket i frikshëm, shumë pak mund të tregojë mungesë interesi. Mesatarja është çelësi.

4. Postura e trupit tregon siguri ose pasiguri

Si e mban trupin, si ul shpatullat ose përkul shpinën, dërgon mesazh për vetëbesimin tënd. Një qëndrim i drejtë dhe i relaksuar tregon siguri dhe e bën më tërheqëse prezencën e dikujt.

5. Mos rrotullo sytë

Rrotullimi i syve mund të duket i pasjellshëm ose qëndrim negativ. Edhe në komunikimin dixhital, ky gjest dërgon sinjalin e gabuar. Më mirë shprehi mendimet qetësisht sesa të dukesh i/e paduruar.

Gjuha e trupit mund të ndryshojë mënyrën se si dikush të percepton në çast. Kujdesu për këto zakone dhe ji prezent/e, i/e hapur dhe vetvetja.