Reperi 50 Cent ka djegur bluzën e tij "Gucci" si protestë kundër firmës italiane dhe akuzave për dizajnet e tyre me fytyrën e zezë.

Të mërkurën, reperi publikoi një video të tij në "Instagram" duke djegur bluzën me logon "Gucci", kurse një grumbull tjetër me veshje shihet në tokë.

"Do të largoj tërë rrobat e Gucci-t që kam në shtëpi. Unë nuk do ta përkrah më këtë kompani", tha 43-vjeçari.

Bashkë me videon ai publikoi edhe një veshje tjetër të "Gucci"-t e cila u kritikua shumë se prezantonte fytyrën e zezë, duke thënë se të gjitha këto rroba do t'i japë për bamirësi.