Dhuratat janë tema kryesore e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Zgjedhja origjinale, por mjaft e kushtueshme na vjen nga reperi, 50 Cent, i cili për t’i bërë dhuratën e përposur të birit nuk ka hezituar të “mbyllë” një dyqan të tërë lodrash.

Këngëtari me famë botërore i vendosi kyçin dyqanit të lodrave që ndodhet në “Newfield’s Westfield Garden State Plaza”, në mënyrë që djali i tij 7-vjeçar të bënte pazar pa u shqetësuar.

Diçka e tillë konfirmohet edhe nga ish-bashkëshortja e 50 Cent, Daphne Joy, e cila postoi fotografitë e këngëtarit dhe djalit të saj, Sire.