Reperi amerikan 50 Cent, së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar keq ikonën e muzikës pop, Madonna.

Në foton e publikuar ai e krahasoi artisten me një milingonë me të pasmet e zmadhuara, ndërsa e pyeti atë se ku i ka bërë ato.

“Te kush dreqin i ke bërë të pasmet? Ajo është e pasur si dreqi dhe nuk i ka rregulluar. Dua emrin e mjekëve tani”, ka shkruar 50 Cent.

Veprimi i reperit nuk është pritur aspak mirë nga ana e ndjekësve të Madonnës, të cilët menjëherë e kanë kritikuar reperin.

“Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp të kesh”, ka shkruar një ndër admiruesit e këngëtares, ndërsa një tjetër vazhdoi: “Ajo është një legjendë. Kjo nuk është për të qeshur”.