Shumë kujt prej nesh, të apasionuar pas filmave, na ka qëlluar të përlotemi ndërsa ndiqnim ndonjë skenë prekëse. Ndoshta dikush ka qarë më shumë se njëherë.
Për të kujtuar skenat më prekëse të filmave hollivudianë e jo vetëm ka menduar BUZZFEED, që ka postuar në Youtube 8 minuta me skena prekëse të shkëputura nga 50 filma mjaft të njohur.
Sekuencat janë të shkurtra, po gjithsesi mund t’iu ringjallin emocionet që kemi përjetuar kur e keni parë atë skenë për herë të parë. Ndër filmat e përfshirë në këtë video janë The Green Mile, Dancer in the Dark, The Bucket List,Stand By Me, The campion etj.
Montazhin prekës mund ta gjeni në linkun: http://www.youtube.com/watch?v=58VQ7_Hugbg