7 mars 2015 – Filmi “50 hijet e Greit” është i ndaluar për t’u transmetuar në Indi. Flimi i cili bëri një jehonë të madhe në mbarë botën, në të njëjtën kohë u kritikua fuqishëm. Shumë vende dhe njerëz janë deklaruar kundër tij, ndërkohë që vetëm gjatë javës së dytë të publikimit fitimet e tij ranë me 70%.
Ndonëse filmi është shfaqur në një version të reduktuar, India nuk ka lejuar që qytetarët të shohin këtë film erotik në kinema.
“The Guardian” shkruan se edhe pse filmit i ishin hequr disa skena posaçërisht për vendet e lindjes, India nuk e pranoi as versionin e reduktuar.
Shefi ekzekutiv i Bordit Qendror të Certifikimit të Filmit, Shravan Kumar, nuk i ka bërë të ditura arsyet e ndalimit të këtij filmi, por ka thënë se “Universal Pictures”, kompania që e ka prodhuar filmin mund ta apelojë vendimin.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





