Një grua ka pasur sukses që të shpëtojë nga vrasja në Gjermani e porositur nga burri i saj për shkak të pagesës së sigurimit jetësor nga 250.000 euro, shkruan Almakos.

Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, burri 39-vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhojë vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34-vjeçare nga Maqedonia.

Herën e parë ka kërkuar nga një mik i gruas që ta vrasë, por ai ka refuzuar. Por pas kontaktit shtesë me ndërmjetësim, miku ka pranuar që ta bëje këtë gjë për 50.000 euro. Burri i ka dhënë 7300 euro, por personi është zhdukur dhe nuk është dëgjuar më për të asgjë.

Pastaj burri ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që ta kryejë vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë, ndërsa disa herë e ka takuar edhe në Hamburg.

Më 29 nëntor të vitit të kaluar, burri përfundimisht e ka sjellë gruan-vrasëse në shtëpinë e tij në Jenfeld, e ka armatosur me thikë dhe pistoletë që e ka fshehur në bodrum. Ka qenë mëngjes dhe ai ka ikur në punë, ndërsa gruaja është maskuar dhe futur në dhomën e fjetjes ku ka tentuar që ta mbysë gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë. Por, ajo ka pasur mundësi që të ikë nga ballkoni dhe të kërkojë ndihmë. Kalimtarët e rastit e kanë alarmuar policinë derisa autorja është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një javë me vonë, policia e ka arrestuar burrin dhe vajzën. Të dy janë të akuzuar për tentativë vrasje dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.