Çdo punonjës shëndetësie që promovon përdorimin e qumështit artificial për foshnjat dhe fëmijët do të gjobitet me 50 mijë lekë, ndërsa do të marrin masën “largim nga puna” në rast përsëritjeje.

Këta punonjës, qoftë në shtet apo privat, deri më tani gjobiteshin për këtë shkelje me një vlerë 10-fish më të ulët.

Rritja e masave administrative parashikohet në ligjin “Për nxitjen e dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, që ka mbërritur në Kuvend për diskutim.

Po ashtu, këta punonjës do të marrin këto sanksione edhe në rastin kur pranojnë ose shpërndajnë mostra të këtyre produkteve si dhe kur pranojnë shpërblime, dhurata, kontribute nga një prodhues, shpërndarës ose çdo person tjetër i ngarkuar prej tyre.

Ligji parashikon po ashtu edhe gjoba më të larta edhe për një sërë shkeljesh të tjera, që lidhen kryesisht me promovimin apo reklamimin e qumështit artificial.