Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion që lëshon certifikatat dhe kartat e vrojtuesve te plazhit.
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës shpjegoi mënyrën e trajnimit në dy faza, teori dhe praktikë, për pajisjen me kartë të vrojtuesit të plazhit.
“Një pjesë shumë e mirë e kurrikulës është për rolin e vrojtuesit të plazhit dhe rolin e vrojtuesit të plazhit, përgjegjësitë, si duhet të veprojë në raste rreziku, parandalimi dhe komunikimi me pushuesit për bazën ligjore që normon veprimtarinë e tyre”, tha ajo.
Emisioni “Stop” ra në gjurmët e një falsifikatori, i cili kundrejt shumave 50 mijë dhe 10 mijë Lekë të reja, të pajis me kartë për vrojtues plazhi ose ta rinovon atë, pas qenë nevoja të bësh trajnimin.
Mashtruesi: Alo!
Qytetari: Si je?
Mashtruesi: Po! Mirë!
Qytetari: Duhet të vesh te federate për këtë?
Mashtruesi: Po pra, ose do shkosh te federata në Tiranë ose ai që të ka dhënë kartën, të ka dhënë kursin në qoftë se ke bërë kurs gjithmonë. A ke bërë trajnim ti për..
Qytetari: Ka qenë një Lxxxxx ku e mbaj mënd unë.
Mashtruesi: Lxxxxx në Lezhë?
Qytetari: Po!
Mashtruesi: Po atij duhet ti thuash ose do shkosh në Tiranë
Qytetari: Kam edhe një djalë tip menaxheri që do ta lë aty. Dua t’i marr edhe atij një kartë.
Mashtruesi: Po ti e ke, e ke për rinovim apo për herë të parë e merr?
Qytetari: Për rinovim e ka pronari i objektit që ta sqaroj kështu. Ai që ka marrë licencën e plazhit kurse menaxheri e ka për ta bo.
Mashtruesi: E ka marrë licencën e plazhit zotëria apo jo?
Qytetari: Po!
Mashtruesi: Po pra, jo e ka marrë lejen e të gjitha për plazh?
Qytetari: E ka marrë lejen po i ka skaduar karta.
Mashtruesi: Ma ço si kartë. Ma ço si kartë me foto mua!
Qytetari: Po! Po për atë çunin tjetër?
Mashtruesi: Më ço kartë ID dhe foto.
Qytetari: E sa vete ajo?
Mashtruesi: Si?
Qytetari: Sa vete?
Mashtruesi: 500-nd (Mijë lekë)
Qytetari: 500-nd.
Mashtruesi: Po!
Qytetari: Për sa del?
Mashtruesi: Po 3-4 ditë besoj.
Qytetari: Ok! Mirë ja se ti nis unë.
Mashtruesi: Ok! Në rregull! Mi nis edhe flasim për gjithçka
Qytetari: Ok!
Ky fenomen ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e jetës së pushuesve. I infiltruari i emisionit shkon në lokalin, ku falsifikatori kërkoi takim dhe u pajis me kartën, që i mundëson punën si vrojtues plazhi.
Qytetari: Si kalove?
Banakierja: Ça kishit?
Qytetari: Një porosi. Ma kanë lënë në një zarf këtu.
Banakierja: Ça është kjo porosia?
Qytetari: Kështu më thanë.
Banakierja: Ky është zarfi.
Qytetari: Po! Si të thanë? Ja ta shoh aty.
Qytetari: Këto. Ok! Kjo është e .. Po certifikatë s’më ka dhënë ky mua?
Qytetari: Këtë do ta mbash. Kjo është e imja.
Banakierja: Po!
Qytetari: Do marrë vetëm këtë dhe do flas unë me këtë zotërinë. Do të lë 100 mijë lekë për këtë.
Banakierja: Po!
Qytetari: Ok?
Banakierja: Në rregull!
Qytetari: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10, numëroji
Banakierja: Në rregull!
Qytetari: Kjo është data, dy vjeçare. Ok! Shumë mirë është kjo. Ok!
Banakierja: I ke në rregull të dyja?
Qytetari: Ta shohim, ta provoj njëherë këtë.
Më pas, kësaj karte i bëmë një verifikim pranë Federatës së Vrojtuesve të Plazhit, si i vetmi institucion, që lëshon këtë dokument. Rezultoi, se karta ishte false.
“Vrojtuesi është certifikuar vite më parë, por kjo është kartë e rinovuar jo nga Federata, përmban logon e Federatës, Presidentit të saj, por kjo kartë nuk ka kaluar në databazën e rinovimeve”, tha sekretarja.
Qytetari: Mora vetëm atë të pronarit unë.
Mashtruesi: Po!
Qytetari: Edhe i dhashë 100 mijë lekë asaj gocës. Të shikoj këtë se kam hallin tim të thashë edhe do të them unë pastaj për tjetrën ok!
Mashtruesi: Po dëgjo! Kjo që u bë e reja je ti?
Qytetari: Po!
Mashtruesi: A je ti?
Qytetari: Po!
Mashtruesi: Prandaj më ke hap problem ti mua që se kam besuar kush është ça është.
Qytetari: Pse?
Mashtruesi: Thashë çne në Lezhë ky nga me këtë të folme nga jugu. Po se kemi, o vëlla kemi hallet tona. Duhet të kuptosh se si e bëj unë këtë gjë sepse unë bëj 10 veta, 15 veta i bëj me kurs se prandaj jam në Sarandë po bëj kurs këtu dhe 2-3 veta siç dalin si ti. Kur bëj unë këtë punën që e kam bazën në Tiranë ose në Durrës ai Lxxxx i Lezhës krijon probleme dhe thotë fut njërin për shembull që të më regjistroj mu që i jap këto pa kurse. Mu më hiqet licenca. E kupton vëllain?
Qytetari: Gjithsesi!
Mashtruesi: Prandaj e lashë në banak lokali. Unë thjesht kam ngel se nuk kam nerva t’ju rri nga mbrapa se të çoj ty sreenshot-e sa lekë kam për të mbledhur unë nga kjo punë se janë lekë që i kam bërë unë parapagim se më thonin jo po s’kemi besim ne derisa të bëhen kontratat e gjërat, firmosnin kontratat mbaronin të gjitha punët edhe…
Qytetari: Kur të mbarosh, hajd më tako e flasim.
Më pas bëhet një takim për marrjen e kartës.
Qytetari: Si je?
Mashtruesi: Ça bëre? Mirë!
Qytetari: Si kalove? Ça bëre?
(Tregon në celular pamjet nga marrja e kartës herën e parë, pamje nga kamerat e lokalit)
Qytetari: E ke lokalin tënd ti atë?
Mashtruesi: Jo mo burrë ça lokali. Ta kisha lokalin tim nuk merresha me këto.
Qytetari: Po si i more kamerat?
Mashtruesi: Unë jam IT dhe ky shoku punon IT te federata!
Qytetari: Është IT te federata?
Mashtruesi: Po! Edhe ai i sistemon këto po ai ka, ka frikë me dal vetë kështu e ja bëjmë nder njëri – tjetrit që dalim kështu.
Qytetari: Certifikatën kur do ta marrim? Kur do ma sjelli mua ai?
Mashtruesi: Po sot ishte si rregull o burrë por nuk ktheve përgjigje ti edhe tha jo ky paska qenë provokator, s’do me e bo fare!
Qytetari: Të hënën marrë certifikatën unë të jap dhe lekët. Këshu do ta lëmë pastaj të hënën më jep certifikatën mua edhe…
Mashtruesi: Po!
Qytetari: Të të jap lekët unë. Ok!
Mashtruesi: Gjysmë ore, 1 orë I thashë o vëlla mos më vono se kam punët e mia, kam makinën në servis.
Qytetari: Po foto këtu apo s…..
Mashtruesi: Fotoja është ajo e kartës pra
Qytetari: Hë do vihet karta këtu?
Mashtruesi: Po!
Mashtruesi: Problemi më i vogël këtu te lokali do të dal unë garant për pjesën e lekëve…
Qytetari: 500 mijë Lekë tha ai , 1,2,3,4, 500 tha ai hë…
Mashtruesi: S’e di fare ai më tha edhe po s’ti dha lekët unë kam bërë një marrëveshje tjetër…
Qytetari: Eh pra më tha që kur të ….
Mashtruesi: Ai më shpjegoj vetëm një gjë që ta kesh parasysh ti dhe Çxxx tha kur të jetë te noterja të më marri në telefon. Vëre thikën nga vetja
Qytetari: Të marr vesh po…
Mashtruesi: Kjo është interes i dyfishtë dëgjo vëllain edhe ti edhe ai edhe ai fut një Lekë në xhep të vetë edhe ti mbaro punë./ Tv Klan