Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës. Parashutistët italianë realizuan hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke dhënë një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit.

Aktiviteti u realizua si një bashkëpunim i  “Skydive Albania” dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës duke qenë i pari në kalendarin e aktiviteteve për këtë vit në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.

“Është hera e tetë që vijmë këtu në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë përpiqemi që këtu të zhvillojmë aktivitete disa herë në vit. Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me potenciale për turizimin, mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresi shumë italianë sepse interesi për ta vizituar është i lartë”, tha një parashutist.

 “Është hera e tretë që marr pjesë në aktivitetet që zhvillojmë në aerodromin e Gjirokastrës. Është me të vërtetë bukur, në peisazh i mrekullueshëm, qyteti dhe kështjella kur i shikojmë nga qielli duken vërtet këndshëm, është një mundësi mjaft e mirë për turistët italianë”, tha zonja.

Njw tjetwr italian shprehet: “Gjithmonë është emocion të rikthehem në aktivitete të tilla këtu në Gjirokastër, qyteti është fantastik, zbritja me parashutë të jep adrenalinë, gjithmonë do të jem i pranishëm në vendin tuaj”.

Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në një traditë për Gjirokastrën. Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë.