Një 50-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumeta të dyshuara si të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës në bashkëpunim me Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I.K.,50 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas në PKK, Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumeta të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve,pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.