Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës ku po punonte në zonën e Valiasit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe sipas burimeve zyrtare punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.