Një 50-vjeçar është gjetur i varur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qatrom në Korçë, ndërsa viktima është identifikuar si Nderim Ustalli.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 50-vjeçari ka varur veten.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.





