Një sherr për çështje pronësie mes tre vëllezërve ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në fshatin Fierseman të Divjakës, mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:00.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasit Z.K., 58 vjeç, dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte vëllanë e tyre, shtetasin Sh.K., 50 vjeç. Pas konfliktit fizik, Sh.K. ka reaguar duke qëlluar me një armë gjahu që e posedonte me leje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Të tre vëllezërit janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje. Autoritetet po verifikojnë edhe statusin e armës së përdorur dhe nëse është respektuar ligji në mbajtjen dhe përdorimin e saj.